Napoli – Lazio, kjo është nota për Berishën

Lazio mundi 1:0 Napolin, në udhëtim, për t’u kualifikuar në finale të Kupës së Italisë, ku e pret Juventusi.

Etrit Berisha, që ruajti portën tërë ndeshjen, u vlerësua me notën 7. Para tij ishte vetëm autori i golit, që mori notën 8.

“I vëmendshëm dhe i përgjegjshëm në kundërsulmet e Napolit, gjithmonë dha siguri dhe paqe për mbrojtjen e Lazios”, ishte komenti i mediave italiane për Etritin. (Gazeta Olle)