Napoli i jep leksion Wolfsburgut (VIDEO)

Napoli i ka dhënë leksion italian gjermanëve të Wolfsburgut. Napolitanët fituan 4:1 në Gjermani, në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Evropës.

Higuan, Hamsik (2) dhe Gabiadini shënuan për italianët, derisa Bendtner realizoi golin e vetëm për vendasit.

Në ndeshjet tjera, Sevilla mposhti Zenitin rus, 2:1, kurse Dynamo e Kievit mundi 1:0 Fiorentinën.

Club Brugge dhe Dnipro barazuan 0:0.