Napoli i afrohet Romës

Skuadra e Napolit ka shënuar fitore të rëndësishme në përballje me Sassuolon. Napolitanët triumfuan 2:0 për t’i fituar tre pikë të rëndësishme në garën për Champions.

Duvan Zapata (61’) dhe Marek Hamsik (70’) shënuan për këtë triumf të Napolit.

Napoli tani ka 45 pikë në pozitën e tretë, teksa Sassuolo ka 29 pikë në pozitën e 12-të.