Napoli e do yllin e Palermos

Napoli janë skuadra e fundit që ka treguar interes për sulmuesin argjentinas të Palermos, Paulo Dybala.

21 -vjeçari është një nga emrat më të nxehtë në Serie A dhe duket se ai ak vendsour që të largohet nga Palermo pasi presidenti Maurizio Zamparini ka zbuluar se marrëdhëniet mes të dyja palëve janë thyer, transmeton ‘Gazeta olle’.

Juventus mendohet të jenë të interesuar si dhe disa klube të Premier Leagues, duke përfshirë Arsenalin, Liverpoolin dhe Manchester Unitedin, por ‘Il Mattino’ njofton se edhe Napoli janë bashkuar në garë për sulmuesin.

Dybala ka luajtur një rol kyç te Palermos ndërsa të shtunën shkëlqeu në fitoren e Palermos pikërisht kundër Napolit.

Sulmuesi nuk do të largohet nga Palmero pa e paguar shumë që kërkon Zamparini, e kjo shumë është 40 milion euro.