Napoli e shkatrron Lazion, ka minuta edhe për Rrahmanin dhe Muriqin

Napoli ka arritur një fitore të madhe ndaj Lazios, duke e mposhtur me rezultat të thellë 5-2.

Skuadra e Gennaro Gattusos ka qenë më e mirë që nga fillimi i ndeshjes, kur shënuan Lorenzo Insigine (1-0) në minutën e shtatë dhe Matteo Politano (2-0) pesë minuta më vonë.

Me epërsinë 2-0 të vendasve përfunduan 45 minutat e para.

Napoli filloi dominimin edhe në pjesën e dytë, kur Insigne në minutën e 53-të shënoi për 3-0, derisa Mertens 12 minuta më vonë realizoi për 4-0.

Lazio ngushtoi epërsinë me dy gola të shpejtë nga Immobile dhe Savic, derisa Victor Osimhen shënoi për rezultatin përfundimtar 5-2.

Amir Rrahmani luajti prej minutës së 71-të në këtë takim për Napolin, derisa Vedat Muriqi u inkuadrua në shtatë minutat e fundit për Lazion.

Vlen të theksohet se titullar ishte Elseid Hysaj i cili edhe asistoi tek goli i tretë.

/Gazeta Olle/