“Napoli e donte Brojën, ka kërkuar informacione nga unë”

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Edy Reja ka thënë se Armando Broja meriton më shumë shanse për të luajtur te Chelsea, teksa ka zbuluar interesimin e Napolit për sulmuesin shqiptar.

Chelsea i ka dhënë Brojës 18 paraqitje këtë sezon, duke shënuar një gol me vetëm tre nga ato ndeshje si titullar.

Për lojën, formën dhe situatën e tij ka folur tashmë trajneri Reja.

“Ai ka potencial të madh. Është një lojtar i fortë, i gjatë, ka teknikë dhe shpejtësi të madhe, kur fillon të vrapojë nuk e kapni”, ka thënë fillimisht Reja për TMW.

“Ai duhet të përmirësohet në topat e dytë, sepse kur aksioni përfundon, ai nuk ndihmon shumë. Nga ky këndvështrim, këtë vit ai po ecën pak më mirë”.

“Por sigurisht fakti që ai luan 20 ose më së shumti 30 minuta nuk e ndihmon atë”.

“Napoli e donte atë. Drejtori sportiv, Cristiano Giuntoli ishte i interesuar, ai gjithashtu foli me mua… Por ai donte të qëndronte në Chelsea, i cili më pas rinovoi gjithashtu kontratën e tij”, përfundoi trajneri italian.

Kosova dhe Shqipëria zbresin sonte në fushë për t’i zhvilluar ndeshjet miqësore

Nkunku u largua shkaku lëndimit, Franca zbulon emrin që do ta zëvendësojë yllin e Leipzig në Kupën e Botës