Napoli e do legjendën e Chelseas

Napoli hedh sytë nga Peter Cech. Braziliani Rafael dhe argjentinasi Andujar nuk kanë bindur gjatë kësaj periudhe dhe trajneri Rafa Benitez po mendon seriozisht për portierin cek të cilin e stërviti nga afër gjatë kohës që drejtoi Chelsea-in.

32-vjecari po gjen shumë pak hapsira te “Blutë e Londrës” gjatë këtij sezoni pasi Jose Mourinho ia ka dorëzuar celësat e portës belgut Thibaut Courtois dhe për Cech një transferim i mundshëm te Napoli do të ishte zgjedhja ideale për të vijuar karrierën në nivelet më të larta.

Interesi i Napolit për portierin cek është shumë i madh por të kaltërit duhet të bëjnë llogaritë edhe me Romën, dretuesit e të cilës prej kohësh kanë shprehur dëshirën për ta patur në skuadrën e tyre 32-vjecarin.

Morgan De Sanctis nuk po bind dhe klubi verdhekuq shikon te Cech një siguri për katërkëndëshin e portës. Lista e skuadrave prentedente që kërkojnë të kenë shërbimet e gardianit të Chelsea-it kompletohet me Liverpoolin.

Të Kuqtë nuk besojnë më te belgu Simon Mignolet prandaj po bëjnë të gjitha tentativat e mundshme për të marrë në ekip Peter Cech. Duke parë që për 32-vjecarin interesohen shumë klube të njohura europiane Napoli duhet të përshpejtojë nëse dëshiron të transferojë në San Paolo ish lojtarin e Rennes. Një ofertë që varion nga 5 deri në 10 milionë Euro do të mjaftonte për të bindur
“Blutë e Londrës” të linin të lirë Peter Cech.