Napoli akuzon federatën italiane

Shpëthen Napoli pas barazimit 1-1 në San Paolo ndaj Atalantës. Nëpërmjet disa postimeve radhazi në Twitter, klubi napolitan hedh akuza të rënda ndaj Presidentit të Federatës Italiane të Futbollit, Carlo Tavechio dhe arbitrit Gianpaolo Calvarese.

“Ky është një turp! Tavechio nuk mund ta humbasë në këtë mënyrë besueshmërinë e tij”, – shkruhet në një nga postimet zyrtare, dhe më pas vjen sulmi i radhës.

“Një arbitrim jo për Serinë A, që falsifikon kampionatin. Në Angli kjo nuk do të ndodhte kurrë”.

Napoli ankohet për një faull të Pinillas ndaj Henriques në momentin e shënimit të golit të Atalantës, por edhe për katër minutat shtesë të akorduara nga gjyqtari, por që konsiderohen pak, pasi të kaltrit pretendojnë sa ka patur më shumë vonesa. Në fakt sulmet ndaj gjyqtarëve i vijojoi edhe Rafa Benitez:

“Të gjithë e panë ndeshjen, ndoshta 4-5 gjyqtarë nuk mjaftuan për të parë ndërhyrjen e parregullt të Pinillas ndaj Henriques. Është hera e parë në jetën time që nuk kam parë asnjë karton të verdhë. Gjithsesi ne po zhvillojmë një sezon të madh”.

Në katër ndeshjet e fundit, Napoli ka arritur të grumbullojë vetëm 2 pikë, duke rrëshkitur në vendin e 5 në Serinë A, cka e bën shumë më të vështirë objektivin Champions League, pasi formacioni duhet të lërë pas Lazion dhe Sampdorian, renditen përkatësisht në vendin e tretë dhe të katërt.