Nani sapo e ka shënuar këtë gol të pabesueshëm (VIDEO)

Luis Nani e ka shënuar sonte një gol që do ta mbaj mend gjatë, ani pse karriera e tij është e mbushur me gola spektakolar nga pozicione të ndryshme, sidomos gjatë kohës kur luante me Manchester Unitedin.

Ai ka shënuar një euro-gol për Sportingun e Lisbonës, duke e bombarduar portën e Gil Vincentes. Goli i Nanit ishte i dyti në këtë takim për Sportingun, që e fitoi ndeshjen 2:0.