Hamdi Namani dhe Drita kanë ndarë rrugët pas katër viteve.
Mesfushori llapjan ka konfirmuar largimin nga Drita pasi ka arritur akord me klubin për shkëputjen e kontratës me marrëveshje të dyanshme.
Namani ka qenë pjesë e Dritës në katër sezonet e fundit dhe ka dhënë kontribut të madh për gjilanasit.
28-vjeçari ka falënderuar drejtuesit e klubit, trajnerët që ka punuar, bashkëlojtarët e tij si dhe tifozët ‘Intelektualët’ për mbështetjen e madhe.
Njoftimi i plotë nga Hamdi Namani (pa ndërhyrje):
Dua te ju njoftoj qe pas nje periudhe 4 vjeçare te kaluar me klubin e Drites, sot kam arritur marreveshje per shkeputjen e kontrates me marreveshje te dyanshme.
Dua ta falenderoj klubin per gjithçka qe me ka dhene per keto vite, gjithashtu falemnderit te gjithe trajnereve e stafit me te cilet kam punuar , bashkelojtareve me te cilet kemi ndare çdo emocion se bashku , tifozet “Intelektualët” te cilet vazhdimisht kane qene mbeshtetja jone e madhe dhe te gjithe atyre qe kane punuar ne familjen bardhekalter!
Falemnderit Drita /Gazeta Olle/