Nallbani me post drejtues te Besa

Klubi futbollistik i Besës e ka emëruar Ilir Nallbanin në cilësinë e Koordinatorit të Akademisë së Futbollit të Besës. Lajmin e konfirmoi klubi pejan përmes një njoftimi në Facebook.

“Ne mbledhjen e Kryesisë se Klubit KF Besa te mbajtur me datë 25.03.2015, kryesia e klubit njëzeri perkrahu emrimin e Ilir Nallbanit ne cilesin e Kordinatorit te Akademisë se Futbollit KF Besa. Me kete rast edhe njihere shprehim konsideratë të lartë për karieren e pasur futbollistike te Ilir Nallbanit dhe I urojmë punë të mbarë e suksese në poziten e re mbrenda klubit KF Besa. Gjeneratat e reja te KF Besa janë në duar të sigurta kur dihet edukata,rrugëtimi,sukseset dhe zhvillimi I Ilir Nallbanit si futbollist”, thuhet në njoftimin e Besës.