Nainggolan drejt Atletico Madridit?

Pas një sezoni fantasitk nën fanellën e Romës, Radja Nainggolan është bërë njëri ndër mesfushorët më të kërkuar në Evropë.

Derisa Roma po negocion me Cagliarin pë ta blerë komplet kartonin e tij, “Leggo” shkruan që Atletico Madrid ka shprehur interesim të jashtëzakonshëm për Nainggolanin, pasi që futbollisti është ideal për Diego Simeonen.

Për belgun, të interesuara mbeten edhe Manchester United, Liverpool e Paris Saint Germain. /Gazeta Olle