Bayern Munich do ta nisë fazën e dytë në Bundesliga me ndeshjen ndaj Borussia Moenchegladbach sonte (e premte) në Allianz Arena.
Bavarezët janë prekur nga COVID-19, ku në këtë takim do të kenë shumë mungesa.
Kapiteni Manuel Neuer, mbrojtësi Lucas Hernandez, Kinglsey Coman, Corentin Tolisso, Alphonso Davies, Leroye Sane, Dayot Upamecano, Omar Richards dhe Tanguy Ninzou janë lojtarët e infektuar të Bayernit.
Për këtë trajneri Julian Nagelsmann ka ftuar disa lojtarët e akademisë e në mesin e tyre është edhe sulmuesi shqiptar Arijon Ibrahimovic.
Pikërisht për këtë të fundit dhe Paul Wanner ka folur trajneri i Bayernit, duke thënë se janë lojtarë premtues.
“Pau Wanner është një lojtar tek i cili kam vëmendjen dhe duhet ta promovojmë. Ai është një talent i madh, shumë i fortë me top dhe tepër i shpejtë. Ai dhe Ari (Ibrahimovic) janë shumë të talentuar”.
“Arijon ka cilësi shumë të mira ballë për ballë me kundërshtarin. Ari është i shpejtë në krahun e majtë, është një lojtar që po i mbajmë sytë tek ai. Promovimi i këtyre talentëëve është diçka pozitive nga kjo situatë”, ka deklaruar Nagelsman.
Arijon Ibrahimovic është 16-vjeçar dhe me prejardhje nga Prizreni i Kosovës.
Talenti i madh kosovar ka të ardhme të ndritur, derisa Bayerni e kishte marrë në akademinë e tyre në vitin 2018 nga Nurnberg.