Nadal s’ka probleme

Rafael Nadal, ish-tenisit numër një në botë ka thënë se ndihet në formë të mirë edhe pse gjatë muajve të fundit i është dashur të përballet me problemet fizike. Nadal siguroi një vend në çerekfinalen e ‘Rio Open’ pas suksesit ndaj bashkëkombësit Pablo Carreno Busta në dy sete 7-5, 6-3.

Pas suksesit në 1/8-at, Nadal u shfaq përpara mediave, ku analizoi momentin që po kalon por u përqendrua edhe te çështja e motit në Brazil.

“Është e vështirë të luash në këto kushte por besoj se zhvillova një ndeshje pozitive. Kundërshtari luajti fortë në disa momente dhe kjo ma bëri më të vështirë. Për 6 vjet rresht nuk kam pasur probleme me peshën. Nëse masa ime muskulore duket më e madhe ndoshta sepse luaj pa doreza”, deklaroi Nadal.