Nadal fiton finalen e çmendur ndaj Medvedev në Australian Open dhe shkruan historinë në tenis me titullin e 21-të Grand Slam

Rafael Nadal ka arritur të triumfoj me rikthim 3-2 me sete ndaj Daniil Medvedev në finalen e madhe të Australian Open dhe me këtë fitore tenisti spanjoll hyn në histori pasi bëhet i pari që fiton 21 tituj Grand Slam.

Nadal dhe Medvedev kanë zhvilluar një finale të madhe në Australian Open dhe fituesi i saj u mësua pas pesë seteve të zhvilluara dhe mbi pesë orëve lojë.

Fituesi i edicionit të sivjet të Australian Open është Nadal, i cili arriti të triumfoj me rikthim ndaj Medvedevit në finalen e zhvilluar në Rod Laver Arena.

 

Tenisti spanjoll nuk e nisi mirë ndeshjen, pasi humbi setin e parë me rezultat 6-2 dhe u mendua se rusi do ta ketë të lehtë.

 

Megjithatë, Nadal arriti të rikthehet në setin e dytë duke pasur epërsi komode, por kur pritej që ta fitonte, Medvedev u rikthye duke barazuar rezultatin 6-6 dhe pastaj për të fituar në ‘tiebreak’ me rezultat 7-6 dhe duke çuar epërsinë në 2-0.

 

Pas këtyre dy seteve të humbura, veterani 35-vjeçar nga Mallorca arriti të rikthehet dhe të tregoj se jo më kot është ndër më të mirët në histori.

Në setin e tretë, Nadal nuk kishte çfarë të humbte dhe arriti të hyjë me të gjitha duke fituar me rezultat 6-4 dhe duke ngushtuar epërsinë në 2-1.

 

Tenisti spanjoll ishte më i mirë dhe i pamëshirshëm edhe në setin e katërt duke triumfuar me rezultatin e njëjtë 6-4.

Me këtë fitore në këtë set, Nadal barazuar rezultatin në 2-2 dhe duke çuar ndeshjen në setin e pestë dhe të fundit.

Në setin e pestë dhe final, djaloshi nga Mallorca tregoi vendosmërinë, përvojën dhe shpirtin luftarak që e karakterizizon duke fituar me rezultat 7-5 apo 3-2 me sete.

Me këtë triumf, Nadal fiton titullin e tij rekord të 21-të Grand Slam, duke u bërë tenisti më i trofeshëm në histori, para Rodger Federed dhe Novak Djokovic, të cilët kanë nga 20-të Grand Slam. /Telegrafi/

Skenderbeu i Lipjanit synon titullin e kampionit dhe Evropën

Dita e sotme shfrytëzohet për relaks nga FC Prishtina në Antalya, njoftojnë se afati kalimtar për ta nuk ka përfunduar!