Para disa orësh u raportua se Ferizaj është në krizë të madhe financiare.
Ky lajm madje u vërtetua edhe nga drejtori sportiv i skuadrës, Nadir Haxhimusa, shkruan Gazeta Olle.
“Është e vërtet që situata financiare në klub nuk është e mirë. Rrezikojmë të mos i nisim garat në pranverë, pasi ka kohë që situata është kështu. Nëse nuk ndodh ndonjë mobilizim, atëherë do të jetë e vështirë për ne”, tha ai për Telegrafin.
E me të kuptuar këtë lajm, nuk kanë mundur asesi të qëndrojnë të heshtur tifozët e skuadrës.
“Ujqit” kanë reaguar ashpër në drejtim të kryesisë aktuale të Ferizajt.
“Na keni ardh në maje të hundës me shkakatë dhe lojrat e juaja. Paralajmërojmë kryesinë si dhe të gjithë donatorët të merren seriozisht me klubin ose ta lirojnë atë vend që nuk e meritojnë”- thuhet ndër të tjera në paralajmërimin e tifozëve.
Shkrimi i plotë:
/GazetaOlle/