Mysafiri që nuk mposhtet!

Kampion vjeshtor, vazhdon të mbetet lider, por Feronikeli po shquhet edhe për një statistikë mbresëlënëse. Ata vazhdojnë të mbeten të pamposhtur si mysafir.

Madje, me triumfin 2:0 ndaj Kosovës në Vushtrri, ata çuan në pesë numrin e fitoreve si mysafir këtë edicion. Krahas tyre, kanë edhe katër barazime, por asnjë humbje.

Feronikeli po paralajmëron, se edhe në pranverë, do të jetë mysafiri më i keq për skuadrat e Superligës. (Gazeta Olle)