Myrto Uzuni dërgon Ferencvaroshin në ‘Play Off’ të ‘Championsit’, eliminon Dinamon e Kastratit

Pas autogolit të pafat me dorë, në minutën e 23-të, futbollisti i Kombëtares, Myrto Uzuni, ka “shlyer” gjithçka, teksa në minutën e 65-të, ka tundur rrugën e rrjetës, pas një shpërthimi fantastik nga mesfusha, duke kaluar në avantazh 2-1 skuadrën hungareze të Ferencvaroshit.

Në momentin e golit, Uzuni nuk ka nguruar të festojë me shqiponjë, duke bashkuar duart.

Skuadra hungareze arriti të triumfonte me rezultatin 2-1 Dinamon e Zagrebit,  duke u kualifikuar për në fazën “play off”, teksa është vetëm 1 hap larg grupeve të Champions-it.

Lirim Kastrati luajti tërë ndeshjen për Dinamon.

VIDEO