MVP dhe pesëshja e javës në elitën e basketbollit kosovar

Xhiroja e 16-të në Prince Caffe Superligës ishte e fundit për vitin 2022.

Bashkimi shënoi fitore shumë të vlefshme dhe bindëse ndaj Trepcës në Mitrovicë, 62:87, ku më i miri në parket ishte Courtis Jones i Bashkimit me 30 pikë, pesë kërcime, një asistim, tre topa të vjedhur dhe një bllokadë, duke e pasur indeksin e ndeshjes, 31, apo më të lartin e kësaj xhiro dhe duke u shpallur MVP i javës së 16-të.

Golden Eagle Ylli fitoi me 20 pikë dallim ndaj Sigal Prishtinës, 71:51, ku u dallua Bashir Ahmed i therandasve me 25 pikë, nëntë kërcime dhe tri asistime.

Vëllaznimi realizoi fitore të lehtë ndaj Rahovecit, kurse më i miri ishte Jordan Harris me 26 pikë, një kërcim e një asistim.

Peja të hënën mundi Ponte Prizrenin, ndërsa u dallua dyshja Rodney Purvis dhe Samir Zekiqi. Purvis e mbylli ndeshjen me 20 pikë, pesë kërcime e gjashtë asistime, ndërsa Zekiqi e mbylli ndeshjen me 15 pikë, nëntë kërcime dhe tri asistime.

Top 5

Courtis Jones (Bashkimi) 30 pikë, 5 kërcime, 1 asistim

Bashir Ahmed (Golden Eagle Ylli) 25 pikë, 9 kërcime, 3 asistime

Jordan Harris (Vëllaznimi) 26 pikë, 1 kërcim, 1 asistim

Rodney Purvis (Peja) 20 pikë, 5 kërcime, 6 asistime

Samir Zekiqi (Peja) 15 pikë, 9 kërcime, 3 asistime

Ademi viziton skuadrën e Ligës së Parë dhe njoftohet për ecurinë e punimeve në dy stadiumet

U kërkua nga Real, Milan e Juve, por pse nuk luajti Pele kurrë në Europë?