Mustafi: Vazhdojmë rrugën

Humbja 2:0 ndaj Barcelonës duket se nuk e ka demotivuar aspak mbrojtësin shqiptar të Valencias, Shkodran Mustafi.

Në një postim në rrjetin social Facebook pas ndeshjes, Mustafi e ka lansuar një foto me Leo Messin, duke shkruar kështu: “Gjithçka që na mbetet të bëjmë është që ta vazhdojmë rrugën tonë”. Valencia mbetet në luftë për një vend që dërgon edicionin e ardhshëm në Ligën e Kampionëve. /Gazeta Olle