Barcelona ishte e interesuar për shqiptarin vitin e kaluar, por bordi vendosi të mos e transferojë.
Sidoqoftë, sipas Todo Fichajes, Mustafi mund të rikthehet në La Liga sepse një tjetër klub është i interesuar në shërbimet e tij.
Bëhet fjalë për Celta Vigon që është në negociata me përfaqësuesin e Gjermanisë dhe babai e lojtarin dhe janë duke provuar të gjejnë marrëveshje sa më parë, por ende nuk ka pasur ndonjë takim zyrtarë.
Sidoqoftë, klubi spanjoll është optimist se marrëveshja mund të mbyllet para fundit të javës.
Interesim për Mustafin kanë shprehur edhe skuadrat turke si Galatasaray, Fenerbahce e Goztepe.
Kujtojmë që mbrojtësi shqiptar është larguar nga Schalke 04 pas gjashtë muajve qëndrim te kjo skuadër, e cila humbi statutin e ekipit elitar në Gjermani.
/Gazeta Olle/