Mustafi: Messi e Ronaldo, si Ferrari me Lamborghinin

Mbrojtësi shqiptar i Valencisë, Shkodran Mustafi është pyetur se cili është më i mirë, Lionel Messi apo Cristiano Ronaldo.

“T’i krahasosh ata dy është sikur të bësh krahasim mes Ferrarit dhe Lamborghinit”, deklaroi Mustafi për të përditshmen gjermane “Kicker”.

“Cristiano ju shkatërron nëse i jepni atij vetëm pak hapësirë, kurse Messi krijon një shans me shumë pak hapësirë”, shtoi ai.