Mustafi kthehet te Sampdoria

Shkodran Mustafi vizitoi shokët e tij të vjetër te skuadra e Sampdoria dhe u tha atyre që të ‘luftojnë’ për një vend në Evropën.

Mbrojtësi i Valencias që gjatë verës kaloi nga Sampdoria vizitoi shokët e tij që ishin në një sesion trajnimi.

“Kam kaluar tre vite të mrekullueshme këtu dhe vazhdojë t’I dua shumë të gjithë. Unë ende kam shumë miq këtu dhe çdo herë që më jepet mundësia, unë kthehem që ti shoh ata”, tha Shkodran Mustafi për ‘gianlucadimarzio.com’.

Sampdoria aktualisht janë në pozitn e pestë dhe janë në luftë për një pozitë për Ligën e Evropës.

“Unë përpiqem që ti përcjellë ndeshjet e Sampdorias sa herë që mundem. Ata janë në rritje nga java në javë. Janë duke bërë punë me të vërtetë të madhe. Ashtu sikurse Valencia ime, as Sampdoria nuk duhet t’i vënë veten limite. Sipas mendimit tim në futboll gjërat arrrihen me punë dhe ata janë në rrugë të mirë”, pohoi Mustafi, transmeton ‘Gazeta olle’.

“Sampdoria kanë cilësi dhe çdo gjë të nevojshme për të arritur një objektiv të rëndësishëm”, përfndoi Mustafi.