Mustafi fajtori kryesor i humbjes së Arsenalit nga Leicester City

Arsenali ka pësuar humbje me rezultat minimal 1-0 kundër Leicester Cityt, derisa goli i vetëm u realizua nga Jamie Vardy.

Pas ndeshjes, nëpër rrjetet sociale qarkulloi një video, ku shihet momenti ku braziliani Gabriel i sygjeroi Shkodran Mustafit të tërhiqej në hapësirën ku po shkonte sulmuesi i Leicesterit, por Mustafi nuk e mori parasysh këshillën e tij dhe si pasojë, Vardy mbeti krejtësisht i lirë dhe realizoi golin e fitores për skuadrën e tij.