Mustafa, Kurtishaj dhe Pefqeli në ‘radarin’ e menaxherëve

Trepça ‘89 ka arritur të tregoj formë të mirë në Poloni, ku humbi në finale nga skuadra suedeze Prespa Birlik me rezultat 1:0.

Gazeta ka mësuar se Argjend Mustafa së bashku me Blernad Kurtishajn dhe Mërgim Pefqelin ishin lojtarët që ngjallën më së shumti kurreshtjen e menaxherëve që ishin në stadium edhe pse loja ekipore ishte shumë e mirë dhe në nivel.

Trepça ’89 është paraqitur me një skuadër relativisht të re. Ky ishte formacioni i Trepça ’89 që në mungesë të Arsim Thaqit skuadrën e ka udhëhequr Veton Çitaku: Beqiri, Sahiti, Turku, Bekteshi, Potoku, Mustafa, Peci, Hasani, Hajdari, Kurtishaj, Pefqeli.

Mustafa i kënaqur me rezultatin

Mesfushori i kësaj skuadre Argjend Mustafa thotë se gjithçka ishte mirë dhe është i kënaqur si me rezultat ashtu edhe me organzim. “Ishte një turne shumë i mirë. Pati skuadra të forta mirëpo në finale ishim pak të lodhur sepse brenda një ore u desht t’i luanim të dy ndeshjet. Jam shumë i kënaqur si me ekipën ashtu edhe me organizimin e këtij turneu”, tha Argjend Mustafa për Gazetaolle.com.

Për interesimin e menaxherave ai nuk deshi të flas duke ia lënë këtë klubit.