Musolli edhe për një vit, pjesë e “Legjendave”

Besar Musolli zyrtarisht do jetë pjesë e Llapit për edicionin e ardhshëm, 2024-25.

Lajmin e ka bërë të ditur skuadra llapjane, me anë të një komunikate ku ka njoftuar për arritjen e marrëveshjes edhe për një vit, shkruan Gazeta OLLE.

Llapi është duke menduar për sezonin e ardhshëm, ku pritet të jetë përsëri në mesin e skuadrave që luftojnë për titullin kampion.

Për skuadrën e Batatinës, mesfushori është aktivizuar në 29-të ndeshje kampionale, dy në Kupën e Kosovës, dhe dy të tjera në Ligën e Konferencës.

Prishtina e Re përballet ndaj Feronikelit 74 në ndeshjen e barazhit

Egzon Bislimi ‘heroi’ i Prishtinës së Re