Muslija në super formë, shënon gol spektakular në Kupën e Gjermanisë

Florent Muslija po shijon një sezon të jashtëzakonshëm me fanellën e Paderborn, ku super golat janë kthyer në specialitet të tij.

Sot në Kupën e Gjermanisë, kundër skuadrës së Bundesliga 1, Freiburg, ai e ka mbyllur pjesën e parë me gol dhe asistim.

Fillimisht ai asistoi në minutën e katërt, kur Paderborn kaloi në epërsi prej 1-0 me golin e Filip Bilbija.

Super goli i tij erdhi në minutën e 33-të, kur ai gjeti rrjetën me një goditje të saktë nga gjuajtja e lirë për 2-0.

Paderbon duket në rrugë të mirë të sigurojë kualifikimin tutje në DFB Pokal.

Muslija këtë edicion ka shënuar tetë gola dhe tre asiste me Paderbornin. /Gazeta Olle/

Trajneri i Prishtina 01, Ferid Agushi: Do të jemi surpriza e ‘Championsit në Futsal’

35 paraqitje për Kosovën, rrugëtimi i veçantë i Samir Ujkanit