Muslija shënon gol spektakolar (Video)

Florent Muslija ka vazhduar shkëlqimin në Bundesliga 2 me fanellën e Paderbornit.

Mesfushori nga Kosova ka realizuar një tjetër gol për zi kaltërtit në sfidën ndaj Heidenheim ku Paderborn po fiton aktualisht 3-2.

Ishte minuta e 52-të e ndeshjes kur reprezentuesi kosovar realizoi një gol spektakolar me tu futur në zonë.

Për kosovarin ky ishte goli i 10-të këtë kampionat ku ka realizuar edhe pesë asistime.

Superliga LIVE: Luhen të gjitha ndeshjet në të njëjtën kohë

U rikthyen në vendin e parë, Daja ka një kërkesë për futbollistët e tij