Muslija realizon gol spektakolar në fitoren e Paderbornit (Video)

Florent Muslija ka vazhduar shkëlqimin në Bundesliga 2 me fanellën e Paderbornit.

Mesfushori nga Kosova ka realizuar një tjetër gol në fitoren e skuadrës së tij 3-0 ndaj Hansa Rostock.

Për Muslijën ky ishte goli i shtatë këtë edicion në Bundesliga 2, derisa ka bërë edhe tre asistime.

Me fitoren e sotme, Paderborn mbetet në pozitën e pestë në tabelë me 46 pikë dhe po shpreson në rikthimin në elitën e futbollit gjerman.

Kujtojmë që Muslija është një nga futbollistët e Kosovës më në formë këtë edicion dhe që luan rregullisht te Paderborn.

 

Kosova fiton të drejtën për ta organizuar Kampionat Evropian të xhudos

Prishtina, Trepça ’89 dhe Gjilani marrin fitore të mëdha në kuadër të xhiros së 29-të