Muslija ka një mesazh për lojtarët që ndryshojnë shtetin përfaqësues

Florent Muslija ka bërë një reagim në Instastory në lidhje me futbollistët të cilët po e ndryshojnë kombëtaren.

25-vjeçari i cili aktualisht luan te Paderbron në Gjermani, është pjesë e ekipit kombëtar të Kosovës prej vitit 2019 dhe ka 13 paraqitje për ekip.

Muslija ka bërë të ditur se kishte tendencë ndaj tij për ta ndryshuar kombëtaren, mirëpo zgjedhja ishte e zemrës, ku dëshiron ta përfaqësojë shtetin e Kosovës.

Ylli kosovar ka dhënë një mesazh për të gjithë lojtarët që në momentin që vendosin me i thënë po Kosovës nuk është as morale e as profesionale dhe nuk ka asnjë arsye të ndërrosh mendje për joshje tjera.

“Mbështetje dhe respekt për Kosovën. Në çdo kohë në mbështetje të Kosovë. Edhe kur isha keq, por edhe tani kur jam mirë, i thash PO Kosovës edhe në momentin që isha pjesë e U20 dhe i ftuar te U21 e Gjermanisë. Kishte tendenca joshjeje edhe nga shumë kombëtare që unë të ndërroj mendje. Kosova është shteti jonë, i cili u krijua me mund dhe sakrificë, e FFK si pjesë e shtetit tonë po ashtu kaloi në izolim për afro tri dekada, ndërsa kishte sakrificë nga shumë gjenerata që na ta gëzojmë tani këtë periudhë, që ta përfaqësojmë shtetin tonë në të gjithë globin”, ka shkruar fillimisht Muslija në Instastory.

“Edhe atëherë Kombëtaren e Gjermanisë e as sot Kombëtaren e Kosovës nuk e shoh si promovim personal, por e kam parë dhe e shoh si krenari të përfaqësimit të shtetit të Kosovës dhe për t’i bërë të lumtur të gjithë qytetarët e vendit tim”.

“Dhe tani kam një mesazh për të gjithë ata bashkëlojtarë të të gjitha grupmoshave. Është e drejtë legjitime e secilit që të vendosë me zemër, është po ashtu e drejtë legjitime të analizosh, të konsultohesh (se ku dëshiron të luash). Ama në momentin që vendosë me i thanë PO Dardanëve edhe shtetit tënd, nuk është as morale e as profesionale dhe nuk ka asnjë arsye të ndërrosh mendje për joshje tjera”.

“Kosova ka qëndruar afër meje përmes përfaqësuesit të saj në Gjermani që nga mosha 12-vjeçare. FFK të njëjtën gjë është duke e bërë me të gjithë në Gjermani e Evropë, dhe kjo më detyroj të reagojë, pasi që gjithë ky mund e gjithë kjo përkujdesje me vite për t’iu qëndruar afër të gjithë talentëve, nuk ishte dashtë të ketë vend për dëshpërim. Ta duam Kosovën. Dardan me vepra!”, përfundo mesazhi i 25-vjeçarit.

Dy super gola nga Xherdan Shaqiri në fitoren e thellë të Chicago Fire ndaj Inter Miamit

UEFA konfirmon kandidaturën e Italisë dhe Turqisë për organizimin e Euro 2032