Mushica e Hasani s’i lëshojnë ndejat

Krahas angazhimeve që kanë me klubet e tyre, sportistët në Kosovës gjejnë kohë edhe për jetën e natës.

Portieri i Prishtinës, Kushtrim Mushica, i lënë në bankën rezervë në kohën e fundit nga trajneri Bylbyl Sokoli, siç duket mërzinë po e largon në ndeja. E njëjta gjë nuk mund të thuhet për mbrojtësin e Besës, Fidan Hasani, i cili po shkëlqen me skuadrën pejane.

Futbollistët prishtinas, Mushica dhe Hasani janë dëfryer të mërkurën derisa kanë qëndruar në një nga lokalet e natës në kryeqytet, deri në orët e para të së enjtes.