Musa Selimi i merr në Zvicër këta futbollistë nga Kosova?

Trajneri kosovar, Musa Selimi, tash e ditë është bërë pjesë e skuadrës shqiptare nga Zvicra, FC Kosova Gjenevë. Selimi në Kosovë e ka drejtuar Gjilanin, Dritën dhe Feronikelin. FC Kosova bënë gara në liga të ulëta të shtetit helvetik.

Në një prononcim për Gazetaolle.com, Selimi zbulon se do të transferojë në Zvicër edhe lojtarë nga futbolli i Kosovës. “Mesfushorin Regi Kastrati, i cili ka luajtur për Dritën, sipas të gjitha gjasave do ta transferojë në Zvicër. Gjithashtu, jam i interesuar edhe për sulmuesin Vëllaznim Jashari, i cili më parë ka luajtur për Gjilanin”, ka zbuluar Musa Selimi.