Musa Selimi është shumë pranë këtij ekipi

Klubi nga Prishtina, Remiz Sadiku, së shpejti do të bëhet me trajner të ri, raporton Gazetaolle.com.

Skuadra nga kryeqyteti i Kosovës që bënë gara në Ligën e Parë të Kosovës,  sipas të gjitha gjasave, në edicionin e ardhshëm do të drejtohet nga trajneri i mirënjohur Musa Selimi.

Selimi

Lajmin për Gazetaolle.com e ka konfirmuar vet Selimi. “Mund të konfirmoj se jam në bisedime me Ramiz Sadikun. Në ditët në vijim mund ta zyrtarizojmë marrëveshjen”, ka thënë Musa Selimi për Gazetaolle.com.

Ai më parë ka punuar në Superligë te skuadra si Gjilani, Drita, Feronikeli.

Së fundmi e ka drejtuar KEK-un. /Gazetaolle.com

Musa Selimi Selimi