Musa Hajdari garon në Lojërat Olimpike, por nuk ia del të kualifikohet në gjysmëfinale

Musa Hajdari, ka garuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Lojërat Olimpike Tokio 2020, disiplina e 800 metrave.

Garuesi ynë pati kohën 1:48.96 minuta, që e rendit në vendin 43 nga 48 garues, pa pasur mundësi të kualifikohet në gjysmëfinale.

Për Hajdarin ishte pjesëmarrja e dytë në Lojërat Olimpike, pas debutimit në Rio 2016.

I urojmë më shumë fat dhe suksese atletit tonë në garat e ardhshme ndërkombëtare.

Të pranishëm për ta përkrahur Musa Hajdarin në stadiumin Olimpik të Tokios ishin edhe drejtuesit e KOK-ut, me në krye presidentin Ismet Krasniqi dhe kryetari i Federatës Atletike të Kosovës, Halil Sylejmani. /Gazeta Olle/

Ilir Berisha zyrtarizohet te skuadra e re

Besnik Hasi bën dy goditje të mëdha te skuadra arabe – nënshkruan ylli shqiptar dhe ai brazilian