Murray dhe Berdych në gjysmëfinale

Andy Murray dhe Thomas Berdych janë dy gjysmëfinalistët e parë të Mastersit të Miami. Munguan surprizat në ditën e 7-të të turneut amerikan pasi Murray dhe Berdych kaluan pa shumë probleme kundërshtarët e tyre dhe tashmë do të masin forcat me njëri-tjetrin në gjysmëfinalet e Miami Open. Nuk e pati edhe aq të thjeshtë sfidën e tij përballë austriakut Dominic Thiem, numri 4 i Botës. Murray, i cili e kishte mundur 21-vjecarin nga Neustadti reth 2 muaj më parë në turneun e Roterdamit, humbi setin e parë me rezultatin 6-3. Ishte pikërisht game i 4-t ai decizivi i këtij seti me Thiem që theu Murray në shërbim duke fituar 6-3. Gjithsesi 27-vjecari skocez arriti të reagonte fuqishëm në setin e dytë, duke treguar gjithë potencialin përballë Thiem. Murray i mori dy herë turin e shërbimit kundërshtarit të tij në këtë set për ta fituar atë 6-4. Seti final rezultoi një lojë fëmijësh për britanikun pasi Thiem duke parë forcën e rivalit të tij u dorëzua plotësisht. 6-1 ishte rezultati i këtij seti dhe 2-1 ai i ndeshjes në favor të numrit 4 të Botës.

Në 1 orë 46 minuta lojë gjithcka u mbyll me fitoren e Murray-it, i cili vetëm 1 ditë më parë festoi fitoren e 500-të në karrierë në turnetë Atp. Shumë më pak djersë se tenisti skocez derdhi kundërshtari i tij i radhës për t’u kualifikuar në gjysmëfinale. Ceku Thomas Berdych mposhti 2-0 sete 6-3 6-4 argjentinasin Juan Monaco në një ndeshje që zgjati 1 orë e 33 minuta. Monaco u shfaq shumë i vogël përballë numrit 9 të Botës dhe favoritit numër 8 për të triumfuar në Miami Open përpara startit të turneut. Berdych e theu 3 herë në shërbim argjentinasin gjatë kësaj sfide dhe tashmë gati për duelin e radhës me Andy Murray-in.