Muriqi titullar, Mallorca merr pikë në “San Mames”

Mallorca e Vedat Muriqit mori një pikë me shumë vlerë në “San Mames”, përballë Athlelic Bilbaos, që pavarësisht dominimit nuk ia doli të shënonte qoftë një gol në portën e Ishullorëve.

Skuadra baske arriti të godiste dy herë shtyllën me Mikle Vesgan që në minutën e 9-të dhe me Yuri Berchiche në të 56-tën, pa harruar faktin se portieri i Mallorcas, Pedrag Rajkovic, bëri disa pritje vendimtare.

Inaki Williams, Munianin Gorka Guruzeta ishin të pafat në finalizimit e tyre, duke lënë të zhgënjyer tifozët vendës.

Vedat Muriqi, i cili e nisi titullar ndeshjen, qëndroi në fushë deri në minutën e 87-të, kur u zëvendësua nga Prats./ss/

Takimet e xhiros së dytë në Superligën së Kosovës në futboll

Speciale: Të gjitha transferimet që ndodhën në afatin kalimtar veror në Superligën e Kosovës