Muriqi thyen heshtjen dhe tregon se ku do të luaj sezonin e ri

Vedat Muriqi do të vazhdoj të mbetet te Lazio, së paku edhe për një vit tjetër.

Vedat Muriqi mohon zërat për një rikthim të tij te Fenerbahce.

Në një intervistë për Corriere Dello Sport sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës ka theksuar se është i lumtur te Lazio dhe se nuk ka asnjë kontakt me drejtuesit e klubit nga Stambolli për të qenë sërish pjesë e Fenerbahces.

“Me Fenerin nuk ka asgjë, kështu që me shumë mundësi do të qëndroj te Lazio”, theksoi Muriqi.

Gjatë ditës së sotme, edhe presidenti i Fenerbahces, Ali koc deklaroi se nuk do ta rikthejnë Muriqin në Stamboll.

Si duket sulmuesi nga Kosova ka marrë besimin e Maurizio Sarrit dhe do të qëndrojë edhe një vit në kryeqytetin italian. /Gazeta Olle/

Llapi mposhtë Ramiz Sadikun në ndeshje miqësore

Driton Kuka na thotë mirëmëngjesi nga Tokio, tregon se po i sjellin dy medaljet e arta në atdhe