Vedat Muriqi ngadalë po rikthehet në formën e tij më të mirë.
Sulmuesi kosovar ndihmoi Lazion për të kaluar tutje në Kupën e Italisë.
Edhe pse goditja e tij me kokë përfundoi në gol, nuk është llogaritur si goli i tij, por si autogol pas devijimit nga portieri i Parmas, shkruan Gazeta Olle.
Gjithsesi përveç që po rikthen formën te Lazio dhe është një lojtar fantastik, Muriqi është edhe një baba shumë i përkushtuar.
Ka qenë bashkëshortja e Vedatit, Edibja që ka shpërndarë një video fantastike nga takimi i yllit kosovar me të birin.
Muriqi rikthehet në shtëpi nga stërvitja, dhe djali i tij me ta parë atë bën një vrapim për ta përqafuar.
Kjo video është shpërndarë edhe nga vet Muriqi dhe është pritur mjaftë mirë nga fansat e tij. /Gazeta Olle/