Muriqi: Rastet e humbura nga unë dhe Rashica duhej të konkretizoheshin

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, ka folur pas ndeshjes, duke thënë se skuadra kishte raste, por nuk arriti t’i konkretizojë.

Kosova pësoi humbje nga Spanja me rezultat 2-0, në një ndeshje ku gjithçka ishte e hapur deri në fund.

“Krijuam shumë mundësi, rastet e humbura nga unë dhe Rashica duhej të konkretizoheshin”.

“U munduam të luajmë me kundërsulme patëm disa mundësi, por me këto ekipe si Spanja nuk falën rastet e humbura”.

“Kishim 3-4 raste që nuk duhej të lëshoheshin, megjithatë ky është futbolli nga mungoi fati”.

“Kemi bërë një lojë të mirë ndaj një superfuqie si Spanjën, kemi treguar që kemi kualitet dhe jemi në rrugën e duhur”, ka thënë Muriqi

Challandes: Nuk largohem nga Kosova

Luis Enrique: Kosova krijoi shumë raste, ishte fitore e vështirë