Muriqi pritet të debutojë sot me Mallorcan në Kupën e Mbretit

Sulmuesi kosovar Vedat Muriqi këtë afat kalimtar të transferimeve të janarit kaloi nga Lazio në formë huazimi te skuadra spanjolle Mallorca.

Ndërkaq, kjo e fundit sot me fillim nga ora 20:00 do të përballet kundër skuadrës së Rayo Vallecanos, ndeshje kjo e vlefshme për fazën e çerekfinales së Kupës së Mbretit.

Sa i përket ndeshjes së sotme, trajneri i Mallorcas Luis Garcia përmes një konference për media e konfirmoi që sulmuesi kosovar Muriqi mund të debutojë në fanellën e skuadrës spanjolle.

Image

“Nëse kompleton dokumentacionin, Muriqi do të luajë që nga minuta e parë”, tha trajneri i Mallorcas Luis Garcia.

Sulmuesi i Përfaqësues së Kosovës, Vedat Muriq, la skuadrën e Lazios për të vazhduar karrierën e tij në Mallorca, si huazim nga Lazio.

Vedat Muriqi, ka qenë gjithashtu i lidhur me Leeds United dhe Hull City.

Zyrtare: Domgjoni kalon te Termelica

“Jam këtu”, Barcelona zyrtarizon Aubameyangun me një video të veçantë