Muriqi: Pasi mora ftesën nga Kosova, i thashë klubit që duhet të shkoj

Futbollisti i Kosovës, Vedat Muriqi, ka thënë se ka qenë i vendosur për të pranuar ftesën nga kombëtarja e Kosovës.

29-vjeçari shtoi se klubi i tij, Mallorca ka shtyrë ndeshjen e radhës kundër Cadizit. Kjo lojë do të zhvillohet pas rikthimit të Muriqit nga grumbullimi i Kosovës.

“Jam kanë shumë i vendosur pasi mora ftesën, i thash klubit që duhet të shkoj, është një detyrë për të luajtur me kombëtaren. Në fund e kanë shtyrë krejt ndeshjen, për mua nuk u kanë problem, këtu duhet me lujt, edhe loja me Cadizin do të luhet pas grumbullimit të kombëtareve nuk kam pasë presion, jam i vetëdijshëm që duhet me ardh me lujt”, ka theksuar Muriqi.

“Është e pazakontë, nuk e di që ka ndodhur ndonjëherë në futboll kështu, jemi pa stërvitje, normal po grumbullohemi dy ditë para lojës, nuk është në disfavor, kemi luajtur me ekipe. Besoj se nesër do të dalim 100 për qind ndaj Izraelit”.

Publikohet lista e Përfaqësueses së Kosovës u21, nuk mungojnë befasitë

Arbnor Muja i pandalshëm, shënon një gol dhe bën një asistim brenda 45 minutave për Antwerpin