Muriqi para ndeshjes ndaj Gjeorgjisë: Nesër do marrim fitoren e shumëpritur

Pas humbjes nga Suedia, Kosova rikthehet në “Fadil Vokrri”, ku do të përballet me Gjeorgjinë.

Në konferencë për media para ndeshjes së nesërme, janë paraqitur përzgjedhësi Bernard Challandes dhe sulmuesi Vedat Muriqi, shkruan Gazeta Olle.

Sulmuesi kosovar theksoi se dardanët nesër do marrin fitoren e shumë pritur.

“Kemi kualitet për të dhënë më shumë, nuk e nënvlerësojmë Gjeorgjinë por i dimë kualitetet tona, e kemi analizuar mirë kundërshtaritn, dhe nesër do marrim fitoren e shumëpritur”, tha Muriqi fillimisht.

“Pa marrë parasysh a fitojmë 1- 0 apo gjysmë – 0 vetëm t’i marrim tre pikët”, tha Muriqi.

Ndeshja ndaj Gjeorgjisë zhvillohet nesër me fillim nga ora 20:45.

/Gazeta Olle/

Toverlani: Në dy vitet e ardhshme, Shqipëria do të jetë shumë e fortë edhe për përfaqësueset më të mira evropiane

Challandes konfirmon se futbollisti i rëndësishëm i Kosovës është i gatshëm për ndeshjen ndaj Gjeorgjisë