Muriqi nuk e harron dot ndeshjen në Bukuresht: Njerëzit po harrojnë që do të vdesim të gjithë një ditë, pse përzihet politika në futboll

Vedat Muriqi ka shënuar golin e tij të parë sezonal me Mallorcën në La Liga.

Megjithatë sulmuesi kosovar nuk e ka harruar ende ndeshjen mes Rumanisë dhe Kosovës të zhvilluar në Bukuresht dhe është pyetur për të.

Pas ndeshjes që Mallorca e fitoi 0-1 në udhëtim te Celta Vigo, Muriqi ka thënë se njerëzit po harrojnë që një ditë do të vdesin të gjithë dhe duhet të jetojnë në paqe duke theksuar se pse vendoset politika në futboll.

“Njerëzit po harrojnë se ne jemi njerëz dhe një ditë do të vdesim të gjithë. Pse të mos jetojmë të gjithë në paqe. Pse e vendosin politikën në futboll?”

“Futbolli është diçka që na bashkon, na bën të kënaqemi. Këtu sot ka 20,000 njerëz që duan të shijojnë një gol, një top. I vënë këto vlera dhe janë shumë të shëmtuara. Por hej, nuk mund t’i ndalosh njerëzit apo gojën e tyre, ata mund të thonë çfarë të duan”, deklaroi Muriqi.

Tutje Muriqi foli edhe për golin e tij të parë në La Liga këtë edicion, por edhe për tre pikët e mëdha që ka marrë Mallorca në udhëtim.

“Jam shumë i lumtur sepse është fitorja jonë dhe gjithashtu goli im i parë pasi humba dy penallti. Shtimi i tre pikëve ishte gjëja më e rëndësishme. Një sulmues nuk mund të kërkojë më shumë: të shënojë dhe të fitojë”, u shpreh reprezentuesi kosovar.

 

Trepça dhe Peja luajnë finalen e Superkupës së Kosovës – cila do ta nis me trofe sezonin e ri

“Mbylle gojën” – Si e kapën kamerat Ernest Mucin duke sharë në gjuhen shqipe trajnerin serb që ia nxiu jetën te Legia