Muriqi në top formë, realizon dy gola në miqësore për Mallorcan (Video)

Mallorca arriti një fitore të thellë në miqësore kundër skuadrës austriake të Ried, me rezultatin 0-9.

Protagonist në këtë sfidë ishte padyshim dhe sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, i cili gjeti dy herë rrugën e rrjetës në fillimin e pjesës së dytë.

Në minutën e 47’, 29-vjeçari mori një top shumë afër portës dhe i pamarkuar nga asnjeri me portën e boshatisur e shtyu drejt rrjetës për të shënuar golin e pestë.

Vetëm 6 minuta më vonë, Muriqi gjeti mjaft bukur një top të harkuar në zonë dhe me një goditje me kokë shënoi dhe golin e gjashtë të Majorkës dhe të dytin personal.

Presidenti Ademi dhe kryetari i kryeqytetit diskutojnë për projektin e stadiumit të ri

Duro, pa eufori: Zalgiris mbetet favorit, por Struga gati të shkruajë historinë