Muriqi në një listë me Lukakun dhe Ibrahimovicin, por sa i përket kilogramëve

Vedat Muriqi erdhi me shumë bujë te ekipi i Lazios pasi kishte shkëlqyer me Fenerbacen në Turqi.

I provuar në një ekip të njohur të Evropës, pritshmëritë ishin të mëdha për të në Serinë A. Megjithatë afrimi te kryeqytetasit italian nuk doli ashtu siç pritej.

Pavarësisht krahasimeve të shumta që erdhën me Zlatan Ibrahimoviç në nisjen e këtij sezoni, Muriqi nuk arriti për asnjë moment që t’i afrohej suedezit.

Këtë e ka bërë vetëm së fundmi në bazë të renditjes që ka nxjerrë Calciomercato, por atje bëhet fjalë vetëm për peshën.

Vedat Muriqi është në pesë lojtarët që peshojnë më tepër në Serie A.

Sulmuesi shqiptar peshon 92 kg dhe është në listën me emra si Zlatan Ibrahimovic dhe Romelu Lukaku.

Lojtarët që peshojnë më shumë në Serie A

Vedat Muriqi 92 kg

Audano Soumaoro 93 kg

Romelu Lukaku 94 kg

Zlatan Ibrahimovic 95 kg

Antonio Donaruma 96 kg