Muriqi me Mallorcen e tij mposhtin Real Madridin

Mallorca ka marrë tre pikë të mëdha, pasi para adhuruesve të vet ka befasuar Real Madridin duke e mposhtur me rezultat minimal 1-0.

Pas vetëm 12 minutash lojë vendasit kaluan në epërsi pas një autogoli nga Nacho Fernandez.

Rodriguez harkoi bukur në zonë për Vedat Muriqin, por ishte mbrojtësi spanjoll i Real Madridit, Nacho Fernandez e devijoi topin me kokë për ta dërguar në rrjetën e tij për 1-0.

Real Madridi tentoi të bënte diçka më shumë në pjesën e parë, por pa sukses.

Kësisoj 45 minutat e para të ndeshjes u mbyllën me epërsinë minimale të vendasve 1-0.

Los Blancos kanë pasur rastin më të mirë për të barazuar shifrat në 1-1 në minutën e 59-të, kur Vinicius Junior fitoi penallti.

Por goditjen e Marco Asensios e priti portieri i Mallorcas, Rajkovic duke mbajtur portën e paprekur.

Kryeqytetasit spanjoll deri në fund të ndeshjes sulmuan me të gjitha forcat, por pa mundur dot të gjenin golin dhe Mallorca mori një fitore me plotë meritë.

Me këtë fitore Mallorca vazhdon të mbetet në pozitën e 10-të në tabelë me 28 pikë, derisa Real Madrid është e dyta me 45 sosh, pesë mëpak se Barcelona që ka edhe një sfidë më pak të zhvilluar.

Ndeshjen e ardhshme Mallorca e zhvillon në udhëtim te Sevilla, derisa Real Madridi pret në Santiago Bernabeu skuadrën e Elches.

“Muriqi Airlines”, La Liga me postim interesant për Vedat Muriqin, edhe pse goli ndaj Real Madridit nuk iu pranua prizrenasit

Myrto Uzuni vazhdon shkëlqimin në Spanjë, tjetër ol për fitoren e Granadas