Muriqi me golin e 14-të sezonal i siguron fitoren Mallorcas

Mallorca fiton dhe siguron matematikisht qëndrimin në La Liga për sezonin e ardhshëm. Goli i Vedat Muriqit i dhuroi skuadrës së Aguirre suksesin 1-0 ndaj Valencias.

Goleadori dardan realizoi me kokë në minutën e 64’ pas një krosimi nga e majta të koreanit Kang-In Lee. Vendasit ia dolën të menaxhonin avantazhin e siguruar nga sulmuesi i Kosovës.

Ky ishte goli i 14-të sezonal në La Liga për 29-vjeçarin, i cili barazon me gola Griezmann të Atletico Madrid dhe Unal të Getafes.

Muriqi realizonte edhe në takimin e fazës së parë ndaj Valencias, takim që djemtë e Aguirre e fitonin 1-2 në “Mestalla”.

Nga i urryer në triumfues: Rikthimi i mrekullueshëm i Granit Xhakës te Arsenali

Manchester United mposht me rezultat të thellë Chelsean dhe siguron Ligën e Kampionëve