Muriqi kërkon partner në sulm te Fenerbahce

Vedat Muriqi gjatë kësaj vere me gjasë pritet të largohet nga skuadra turke e Fenerbahces.

Por, Muriqi dëshiron që në rast mos largimi nga Turqia, skuadra e tij të përforcohet në sulm, shkruan Gazeta OLLE.

Muriqi po kërkon që të luajë së bashku me një sulmues tjetër në mënyrë që atij t’i lehtësohet puna, pasi e gjitha barra po bie mbi të.

“Nëse rritet numri i sulmuesve do të jetë më e lehtë për ne të shënojmë gol. Unë mendoj se duhet të rritemi në sulm. Ta kem dikë pranë meje do të më lehtësonte punën pasi që kundërshtarët përqëndrohen te unë dhe futbollisti tjetër do të mbetej i lirë”, ka thënë Muriqi.

“Unë jam sulmues, duhet të shënojë gola, luaj në një pozicion ku priten gola nga unë. Por ajo që ka më shumë rëndësi sesa qëllimi im është skuadra”.