Padyshim se ndër më meritorët për pikët e fituara ka qenë sulmuesi Vedat Muriqi, i cili shënoi në fitoren ndaj Gjeorgjisë dhe në barazimin ndaj Greqisë, shkruan Gazeta Olle.
Golashënuesi më i mirë i dardanëve është shprehur se kur shënon gol për Kosovën e ndjen më shumë, përkundër faktit se ka luajtur në klube të mëdha si Fenerbahce dhe tash te Lazio.
“Kam luajtur në klube të mëdha si Fenerbahce, jam duke luajtur edhe te Lazio, por kur shënoj gol me Kosovën me të vërtetë është diçka shumë më ndryshe, e ndjej më shumë sepse shënoj për vendin tim, për atdheun tim dhe është diçka me të vërtetë jashtëzakonisht e mirë për mua personalisht dhe të jem për momentin golashënuesi më i mirë i Kosovës”, ka thënë Muriqi në intervistë për prezantuesen e njohur, Kadrie Canolli të Rtv Dukagjinit.
Intervista e plotë e Vedat Muriqit:
/Gazeta Olle/