“Muriqi ka pasur disa zënka te Kosova, Berisha ka bërë gjëra të papranueshme”

Përfaqësuesja e Kosovës e ka pësuar humbjen e radhës, derisa sonte është përballur me Slloveninë në kryeqytet.

“Dardanët” e drejtuar nga Bernard Challandes nuk e kanë harruar humbjen nga Maqedonia e Veriut, derisa sonte janë mposhtur edhe nga Sllovenia.

Në ndeshjen e vlefshme për Ligën C të Ligës së Kombeve, “Dardanët” janë mposhtur me rezultat minimal, 0:1 nga sllovenët.

Pas humbjes së sontme, trajneri kosovar, Musa Selimi ka zbuluar disa momente te “Dardanët”.

“Vedat Muriqi kishte disa zënka në Përfaqësuese. Bernard Berisha po bënë disa gjëra të papranueshme. Ne jemi Përfaqësuese dhe nuk guxojmë të lejojmë gjëra të tilla”, deklaroi fillimisht Selimi.

“Kështu kam informata dhe flitet koluareve. Duhet te reagojë përzgjedhësi Challandes dhe FFK-ja në mënyrë që mos të lejojmë gjëra të tilla”, ka thënë trajneri kosovar Musa Selimi për në “KTV”.